×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e Limaj dakordojnë programin zgjedhor, paga mesatare 1 mijë euro, pensionet 500 euro

    FrontOnline
    05 Nëntor 2024

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se bashkë me Fatmir Limajn dhe partnerët e tjerë të koalicionit kanë dakorduar programin zgjedhor 2024-2029. Siç ka shkruar Haradinaj, shtylla kryesore e programit është anëtarësimi në NATO, zhvillimi ekonomik e pagat.

    Sa i përket pagave, Haradinaj ka treguar se paga mesatare s’do të jetë nën 1 mijë euro dhe pensionet do të jenë 500 euro, në nivel të pagës minimale.

    “Sot me kolegët, Fatmir Limaj, Artan Nimani dhe Abdullah Klinaku, partnerë të koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, e dakorduam programin zgjedhor 2025-2029, që ndër shtyllat kryesore të tij ka anëtarësimin direkt në NATO, zhvillimin ekonomik, konsolidimin demokratik e institucional, paga mesatare që nuk do të jenë nën 1000 euro e pensione në nivel të pagës minimale prej 500 eurosh, si dhe familjen si shtyllë të shoqërisë”, ka shkruar Haradinaj.

    “Po ashtu, e diskutuam edhe listën e kandidatëve për deputetë, përbërja e së cilës garanton cilësi e gjithëpërfshirje dhe një ekip kompetent për të realizuar synimet tona programore e elektorale”, ka shkruar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me udhëheqësit e UNICEF-it në Kosovë, ku tha se riafirmuan se e ardhmja e fëmijëve...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni Jahjaga, me temën “Avancimi i Rolit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë”,...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit, Veselit e të tjerëve, thotë se lufta e UÇK’së është e...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ditën e mërkurë do të mbretëroj mot kryesisht me diell, herë herë kalojnë vransira shtresore të larta. Orëve të mëngjesit sërish priten...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se vendi është në krizë të jashtëzakonshme dhe sipas tij, këto janë rezultate të keqqeverisjes...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri ende është larg përmbylljes. Pas dhjetëra aftësh të shtyra, së fundmi qeveria ka vendosur...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore të Shqipërisë në Kroaci. Ajo do të shërbejë gjithashtu...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahen zgjedhjet. Qytetarët atje me votën e tyre do ta zgjedhin presidentin e 47, raporton...
    Vip05 Nëntor 2024
    Lela dhe Burimi kanë biseduar tema sensitive, teksa Atilla po i dëgjonte. Lela i tha Burimit se do të vijë një ditë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.