×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese – kryefjala e Albin Kurtit

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, që të jap dorëheqje dhe të vazhdojnë me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, përndryshe do të shkohet në zgjedhje të reja.

    Haradinaj ka thënë se nëse Kurti nuk mund ta formojë Qeverinë, të lëshojë rrugë.

    “Është fare e thjeshtë: Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita. Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit. Formo Qeverinë. Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë. Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se pezullimi i seancës, edhe pse ishin numrat për vazhdim, “e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet”.

    Ndryshe, seanca e sotme u ndërpre, pasi kryesuesi Dehari tha se disa nga përfaqësuesit e partive politke braktisën takimin konsultativ të thirrur nga ai.

    Ai tha se do të mblidhen sërish brenda 48 orëve.

    “Në sallë janë 100 deputetë. Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën takimin. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.