Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka bërë të qartë se nuk heq dorë nga pozita e presidentit.
Haradinaj ka thënë se partia e tij i ka dhënë dy mundësi vendit, që të zgjedhet personalisht ai president ose vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“AAK dhe unë ia kemi dhënë dy mundësi, nëse jo këtë të vendos populli kush është kush pas zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.
Ai ka thënë se partia e tij nuk e çon vendin në zgjedhje.
“Jam ofru me i marrë përgjegjësitë vetëm nga Aleanca. VV, LDK, PDK e zgjedhin presidentin pa AAK-në, dhe Aleanca nuk e çon vendin zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së e ka ftuar në debat Albin Kurtin, Isa Mustafën e Enver Hoxhajn për të biseduar për çështjen e presidentit dhe temat tjera.