×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Haradinaj e Cakaj kërkojnë që të ndalet fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm iShqipërisë, Gent Cakaj, përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar që të ndalet fshirja e qëllimshme e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe.

    Sipas tyre,” fshirja e adresave të shqiptarëve është duke krijuar jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”.

    “Kjo praktikë shtetërore e zbatuar në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe të qëllimshme përbën edhe një formë të re të shtypjes së ushtruar ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

    Ata poashtu u kanë bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare, në radhë të parë Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE për Minoritetet Kombëtare, për ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi. që siç thonë ata është me pasoja afatgjate ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

    “Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë mbesin të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, duhet theksuar se përpara së gjithash, kjo nënkupton njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë standardeve demokratike”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për çështjen e doracakëve të MASHT-it për edukimin seksual. Ramosaj ka shkruar se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Për shkak të mungesë së noterës Valbona Murtezi-Bytyqi, e cila po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare rreth shitblerjes së një lokali...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili është Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së ka publikuar...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.