Kandidati për president të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është zotuar se si president i vendit do të mbështesë fuqishëm qeverinë në politikat ekonomike dhe për reformat e nevojshme që garantojnë mirëqenie dhe zhvillim.
Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Prizren, Haradinaj tha se do të garantues i zbatimit të Kushtetutës dhe mbrojtjes së interesave të Kosovës.
“Unë, si President zotohem se do të mbështesë qeverinë fuqishëm në politikat ekonomike që kanë për qëllim ringjalljen dhe zhvillimin e ekonomisë, krijimin e vendeve të punës dhe sigurimin e pagave më të larta, duke përkrahur reformat e nevojshme që sigurojnë mirëqenie dhe zhvillim për vendin. Si President do të garantojë zbatimin e Kushtetutës, ekuilibrin aq të nevojshëm të pushteteve dhe do të jem në ballë të mbrojtjes së interesave të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për një president që është gardian i pavarësisë, territorit e lirisë, dhe i gatshëm t’i kundërvihet politikave të Serbisë dhe Vuçiqit.
“Kosova ka nevojë sot më shumë se asnjëherë për një President të vendosur e që ka vizion se si mbrohet dhe zhvillohet vendi. Si gardiani i pavarësisë, territorit dhe lirisë sonë jam gjithmonë i gatshëm t’i kundërvihem politikave të Serbisë së Vuçiqit”, është shprehur Haradinaj, gjatë adresimit të sotëm para qytetarëve, me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore.