Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për takimin ndërmjet, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, raporton portali FrontOnline.
Ai tha se takime të tilla do të ndodhin edhe në të ardhmen dhe se do të ishte mirë që PDK-ja t’i bashkohet Qeverisë.
“Do të ketë takime serish, ideja është me i ruajt raportet me të gjithë, ne kemi thënë se PDK-ja është mirë t’i bashkohet Qeverisë, do të ketë serish takim, kemi pas takime me të gjithë liderët” tha ai