Për nder të 28 Nëntorit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dhuruar gjak.
Haradinaj shkruan se, “28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj”.
Ai shkruan se “Për nder të kësaj dite, me kolegë nga Aleanca, dhuruam gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë. Nevoja për gjak është jashtëzakonisht e madhe. Duke ju uruar festat e Nëntorit, apeloj që secili që ka mundësi të dhurojë gjak që të shpëtojë jetë”, shkruan Haradinaj.