Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka filluar takimet me degët e partisë.
Ai sot ka pritur degët e Gjakovës , Deçanit dhe Rahovecit.
“Diskutuam për sfidat e fuqizimit të Aleancës në këto tri komuna, që janë edhe shembull i qeverisjes së mirë komunale. Pres aktivizimin dhe mobilizimin e të rinjve në kuadër të AAK-së, hapjen e mëtutjeshme të partisë për kuadro të reja, si dhe organizimin në të gjitha nivelet e shtrirjes së saj”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka bërë të ditur se do të vazhdojë takimet me degët tjera gjatë ditëve në vazhdim.