Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj sot bëri zyrtarisht hapjen e fushatës zgjedhore në Prizren.
Pas kësaj ai vazhdoi vizitën e tij për në Rahovec në qytetin e bashkëluftëtarëve të tij Tonit e Micit, aty Haradinaj vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame dhe teqet e Sheh Bislimit dhe Sheh Mehdiut.
“Falënderues për mikpritjen e tyre shqiptare. Bashkëjetesa fetare është vlerë e kombit tonë dhe shembull për të gjithë botën!”, shkroi Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.