×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Asnjëherë s’pata kontakt më me Radoiçiq prej kur policia e ndjeku nga 2018-ta

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se që nga vitit 2018 asnjëherë nuk ka pasë kontakt me Milan Radoiçiq, të kërkuarin e Kosovës për agresionin në Banjskë në shtator të vitit 2023.

    Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ai ka deklaruar se prej atëherë Radoiçiq ishte në kërkim të shtetit të Kosovës, për vepra të ndryshme penale.

    “Milan Radoiçiq është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës nga viti 2018, pra Policia e Kosovës në atë kohë, ka rastisë që kam qenë kryetar i Qeverisë, por këtë se ka bërë Qeveria e Kosovës, por drejtësia e Kosovës e ka bastisur banesën e tij në veri”.

    “Prej atëherë Radoiçiq e ka lëshuar Kosovën, pra është i ndjekur nga drejtësia dhe i ikur në Kosovë. Në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe që nga ajo kohë, që nga ajo bastisje në banesën e tij kryetari i atëhershëm i qeverisë, Ramush Haradinaj, e tani deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i AAK-së, nuk ka komunikim me Radoiçiqin të çfarëdo natyre, dhe kush e ka çfarëdo të dhënë të këtij komunikimi e lus ta qes publikisht sot e kur të doni”, ka thënë Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Xheneta kanë shfaqur panik për lojën e një prej banorëve brenda shtëpisë. Ishte Drenusha ajo që i tha për një...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.