“Amerika është engjëlli ynë mbrojtës. Edhe sot kur po flasim, ajo na mbron neve”, kështu tha mbrëmë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj teksa fliste për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ne kemi miq që janë engjëjt mbrojtës dhe se populli ynë është populli më proamerikan në botë.
Ndër të tjera, Haradinaj është shprehur falënderues në emër të popullit për sakrificën e popullit amerikan dhe ushtarëve të tyre për mbrojtjen e Kosovës
“Duhet t’i ruajmë lidhjet e besueshme me Amerikën”, tha Haradinaj në emisionin Pressing të T7.