Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se aktakuzat e Speciales ndaj krerëve të UCK-së e vështirësojnë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Ajo që po I ndodh Kosovës e ka vu në pozitë të vështirë rrugëtimin tonë ndërkombëtarë, na vështërson perspektiven tonë drejt përmbylljes në planin ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Haradinaj më tutje ka kërkuar që BE dhe ShBA-të I ofrojnë alternativë Kosovës në rrugën euroatlantike.
“BE, Amerika duhet ta kishin një kundërvlerë për Kosovën, për faktin që Kosova pe zbaton ligjin, isht dasht të I jep Kosovës një ofertë për rrugën euroatlantike”, ka thënë Haradinaj.
Ai më tutje është shprehur se beson në pafajësinë e Hashim Thacit, Kadri Vesel9it, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
“Besoj në pafajësinë”, ka thënë ai.