×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapja e kufirit Kosovë-Maqedoni shkakton fluks të madh në Bllacë

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut që qytetarët të mund të lëvizin pa PCR test ka bërë që në pikat kufitare të ketë radhë të gjata.

    Në pikën kufitare në Bllacë radha për dalje nga RMV është me qindra metra. Nuk është e vogël edhe radha për të hyrë në Maqedoni.

    Qytetarët e Maqedonisë të cilët vijnë për në Kosovë thonë se kanë pritur me padurim hapjen e kufijve, pasi me muaj të tërë nuk i kanë parë familjarët matanë kufirit. Shtojnë se do të kujdesen për sigurinë nga virusi dhe do të respektojnë rekomandimet, raporton “Alsat-M”.

    “Po kemi, nipat i kam atje dajallarët e kam atje në Kosovë”, thotë një nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

    “Familjarë kemi, por unë dalë më shumë për qejf. Mirë është që i kanë çelë, kanë njerëzit nevoja, dikush familje atje. Besoj se do të bëhet mirë. Shpresojmë të mbesë çelë. Nëse ruhemi ne do të kemi siguri, nëse nuk ruhemi ne nuk kemi siguri, ne vetë duhet të jemi mjek”, tha një tjetër.

    “Besoj që është një vendim i duhur dhe shpresoj që njerëzit t’i respektojnë masat në mënyrë që mos na mbyllen kufijtë, të shkojmë më shpesh”, deklaroi qytetari tjetër.

    Edhe qytetarët që hyjnë në Maqedoni thonë se në radhë të parë do të vizitojnë familjarët në Shkup, Kumanovë e vende të tjera. Sipas tyre, hapje e kufijve do të zhbllokojë bizneset që po shuhen nga pandemia.

    “Ishallah nuk ndodh më të mbyllen se ashtu kështu numri as është duke u rritur e as duke u zvogëluar nëse është mbyllur ose hapur. Ato masa që i rekomandojnë institucionet shëndetësore duhet tu përmbahemi. Nëse u përmbahemi do të jetë gjithçka në rregull”, tha një shtetas kosovar që kishte marrë rrugë për në Maqedoninë e Veriut.

    “Shumë mirë. Ne vet duhet të kemi kujdes”, tha tjetri.

    “Ne nuk kemi lëvizur 6 – 7 muaj në Maqedoni, e normal që ka qenë e vështirë, nuk kemi komunikuar, nuk kemi punuar, se ne dalim punojmë edhe këndej prej Kosove. Gjatë periudhës së pandemisë ne nuk kemi punuar asnjë ditë në Maqedoni”, deklaroi një tjetër qytetar i Kosovës.

    “Kjo pjesa jemi shumë të përzier, me martesa, familje kemi, normal që mërzia është e madhe por ç’të bësh”, tha një qytetare e Kosovës.

    Autoritetet e pikës kufitare në Bllacë thonë se fluksi i qytetarëve për të kaluar kufirin ka filluar që nga mesnata. Ndërsa dyndja më e madhe është regjistruar nga ora 9 deri në ora 11.

    “Prej mesnate është startuar me vendimin e Qeverisë dhe është lejuar lëvizja e lirë pa PCR test për qytetarët e lartë përmendur. Prej këtyre qytetarëve mendoj se fluksi më i madh është tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që vizitojnë Republikën e Kosovës, ndërsa kemi një numër po ashtu edhe të Republikës së Kosovës që e vizitojnë shtetin tonë”, deklaroi Besim Asani nga pika kufitare Bllacë.

    Përfaqësuesit e pikës kufitare në Bllacë apelojnë tek qytetarët që dalin ose hyjnë në Maqedoninë e Veriut, që të respektojnë tërësish masat për mbrojtje nga koronavirusi.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Behgjet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës, ka kritikuar pushtetin aktual për mos luftimin e korrupsionit. Pacolli duke folur për Front Online thotë se pavarësisht premtimeve...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot do të mbahet seancë urgjente në këtë komunë. Zeqiri ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Sot do të mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes,...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit,...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.