Më në fund, ajo ditë ka ardhur, një nga më të rëndësishmet në jetën e biznesit të Cristiano Ronaldos, i cili e hapi një hotel luksoz në Madrid të hënën.
Hoteli ku ai investoi 13 milionë euro dhe që është i treti në pronësinë e tij, ndodhet në kryeqytetin spanjoll, shkruan FrontOnline.
Ky në Madrid ka 168 dhoma luksoze dhe ka nëntë kate.
Kati i nëntë është i rezervuar për qytetarët e zakonshëm. do të thotë për ata që nuk janë mysafirë.
Edhe pse hapja e hotelit ishte në plan të parë, vëmendjen më të madhe gjatë hapjes e tërhoqi e dashura e tij tërheqëse Georgina Rodriguez, e cila shkëlqeu në tarracë.
“Urime për hapjen e këtij hoteli në zemër të Madridit. Unë jam akoma e ngazëllyer për atë që po ndërtoni, me kaq shumë përpjekje dhe guxim. Ju ftoj të gjithëve të vini dhe të zbuloni këtë hapësirë që do t’ju kënaqë dhe do t’ju bëjë të ëndërroni”, shkroi ajo./FrontOnline/