Komuna e Prishtinës e ka gjobitur me 2 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje, shkaku i tubimit që ka mbajtur mbrëmë për hapjen e fushatës, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë për Inspekcion në këtë komunë, Adonis Tahiti, i cili ka thënë askush s’është mbi ligjin.
“Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemise. 2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!”, ka shkruar Tahiri.
https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10224587849106313