Partia Demokratike Turke e Kosovës ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, raporton Front Online.
Përmes një njoftimi për media, nga kjo parti është thënë se janë të shqetësuar me hapjen e Ambasadës në Jeruzalem, pavarësisht rekomandimeve të vendeve evropiane dhe Turqisë.
Sipas kësaj partie, ky hap i gabuar do të ketë efekte të drejtpërdrejta ndaj reputacionit të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe të brengosur nga hapja e Ambasadës në Jeruzalem, statusi ndërkombëtar i së cilës është nën mbrojtje me rezolutat e KB.
Pavarësisht rekomandimeve të vendeve evropiane dhe Republikës së Turqisë, dhe përkundër reagimeve dhe paralajmërimeve tona në Parlament, ky hap i gabuar nga një qeveri i cili qëndron larg mbështetjes së qytetarëve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, do të ketë efekte të drejtpërdrejta ndaj reputacionit të Republikës së Kosovës, proceseve diplomatike si dhe politikave tona të shtetëndërtimit në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.
Si subjekt, deklarojmë me respekt popullit të Kosovës se do të ndjekim këtë vendim të gabuar me qëllim të rishikimit në çdo fushë.
https://www.facebook.com/kdtp.rks/posts/4135424309825209