Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës nuk është bërë me dekret të u.d. së presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-presidentit Thaçi, transmeton Frontonline.
Lidhur me këtë ka reaguar Bekim Kupina, këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
“Sqarim për media: Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërëme dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi. Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem. Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, ka shkruar Kupina.
Edhe Bashkimi Evropian më herët kishte thënë se hapja e Ambasadës në Jerusalem nuk është në vijë me qëndrimet e BE-së.