×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Leposaviq

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Në qendër të qytetit, në Komunën e Leposaviqit, sot u hap pika e re, e katërta në këtë komunë, e Postës së Kosovës, në objektin e rikthyer nën menaxhim të Postës së Kosovës

    Të pranishëm në këtë përurim zyrtar ishin Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, Kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës, Gëzim Paci dhe Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci.

    Kryeministri Kurti përgëzoi dhe falënderoi Postën, Ministrinë e Ekonomisë dhe Komunën e Leposaviqit për punën. Ai tha se hapja e zyrës së re në pronën e rikthyer, është bashkëdyzim i ligjshmërisë dhe cilësisë.

    “Ata operatorët e pa licencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës ku përveç dërgesave të zakonshme të postës mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit. Ky është një lajm i mirë edhe për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri.

    Më tej, ai theksoi se dikur Posta e Kosovës ka operuar me humbje, kurse tash me Kryeshefen e re, Nora Rracin, ajo operon me fitim, dhe përveç kësaj ka shtrirje territoriale gjithandej, anekënd komunave të Kosovës dhe përbrenda komunave, përfshirë edhe në zonat të cilat janë më larg qyteteve dhe qytezave.

    “Posta e Kosovës nuk e shikon se ku ka fitim që të ketë zyre, por ka ku qytetarë që të ketë shërbim”, tha kryeministri.

    Kryetari i Komunës, Lulzim Hetemi, falënderoi dhe përgëzoi qeverinë dhe postën për përurimin e sotëm dhe e ftoj këtë të fundit që të hapë edhe pika tjera në komunën që ai drejton.

    Ndërkaq, Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci foli për planet e ndërmarrjes që udhëheq, për të qenë sa më të pranishëm aty ku qytetarët kanë nevojë për shërbimet e operatorit publik, por edhe për rezultatet e zgjerimit të rrjetit të pikave të postës. Ajo tha: “Nëse flasim në krahasim me vitin e kaluar, kemi pasur një rritje prej 11% të numrin të zyrave postare gjithandej Kosovës. Nëse flasim për katër komunat veriore të Kosovës, para dy vjetëve kemi pasur vetëm dy zyra në pikat kufitare, ndërsa po festojmë pikën 13-të, që besoj që është një rezultat shumë i madh duke qenë se e kemi arritur brenda dy vjetëve”.

    Ministrja Rizvanolli, e cila u shpreh e lumtur me hapjen e kësaj pike sot, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë të mbështesë Postën në zgjerimin e rrjetit të saj dhe avancimin e shërbimeve që ofron.

    Posta e Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, po zbaton program e zgjerimit dhe modernizimit të rrjetit të saj. Si rezultat:

    – Janë arritur 157 zyra postare aktive në gjithë Kosovën, duke shënuar një rritje prej 11%;

    – Në katër komunat veriore operojnë tashmë 13 zyra postare;

    – Është investuar në mjete të reja transporti, infrastrukturë IT dhe shërbime të reja postare dhe financiare.

    Posta e Kosovës ofron shërbime moderne për qytetarët, përfshirë transfere ndërkombëtare të parave, shpërndarjen e dokumenteve shtetërore dhe mbështetjen e zhvillimit të e-commerce.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Era...
    Lajme27 Maj 2025
    Pas intervistimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale për rreth 5 orë, Partia Guxo shpreh shqetësimin e...
    Lajme27 Maj 2025
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu...
    Lajme27 Maj 2025
    Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025. Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton...
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Sport27 Maj 2025
    Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.