×
  • Sport
  • Sport

    Hapet promovimi i futbollit tek fëmijët me aftësi të kufizuara “Java Evropiane e Futbollit”

    FrontOnline
    25 Maj 2023

    Sot është hapur “Java Evropiane e Futbollit” në kuadër të Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport, e cila e ka për qëllim promovimin e futbollit te fëmijët me aftësi të kufizuar.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë MKRS-ja me anë të një postimi në Facebook, shkruan FrontOnlie.

    “Në kuadër të politikës së gjithëpërfshirjes në sport, organizata “Olimpiada Speciale” në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe me mbështetje të Ministrisë së Sportit, ka hapur sot Javën Evropiane të Futbollit, e cila ndër qëllimet e veta ka nxitjen dhe promovimin e futbollit edhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara.

    Gjatë një jave, “Olimpiada speciale” do t’ua mundësojë fëmijëve që të realizojnë aktivitete të shumta rekreative, futboll e socializim mes tyre.

    Në hapje që nisi në stadiumin e KF Rilindja në Prishtinë, mori pjesë edhe zëvendësministrja Daulina Osmani, e cila u shpreh që MKRS ka në prioritet aktivitete të kësaj natyre që kanë për qëllim promovimin e sportit në përgjithësi, e veçanërisht të futbollit tek gjeneratat e reja pa përjashtim”. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport22 Korrik 2025
    Në prag të përfundimit të pjesës së parë mes Ballkanit dhe Florianas ka ndodhur një skenë e pazakontë. Klubi nga Suhareka është...
    Sport22 Korrik 2025
    Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me...
    Sport22 Korrik 2025
    Më pak se një muaj nga aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, bashkëshortja e tij Rute Cardoso...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.