-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet `Java e AME-së`, Sveçla: Agjencia është e gatshme për çdo sfidë

    FrontOnline
    22 Prill 2025

    Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, bashkë me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj, kanë hapur zyrtarisht “Javën e AME-së”, një ngjarje që synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e reagimit dhe parandalimit në rastet e fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri.

    Gjatë ceremonisë, Sveçla theksoi rëndësinë e kësaj jave dhe përkushtimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

    “Theksova mbështetjen që i kemi dhënë në vazhdimësi Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në mënyrë që ajo të jetë e gatshme në çdo kohë të ballafaqohet me sfidat që vijnë nga fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga faktori njeri”, deklaroi ministri në detyrë.

    Sipas tij, gjatë kësaj jave do të zhvillohen aktivitete të shumta, me fokus të veçantë tek rinia, për të ngritur vetëdijen mbi rolin e tyre në përballjen me situata emergjente.

    “Përgjatë kësaj jave do të ketë aktivitete të shumta të cilat synojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët e veçanërisht të rininë tonë mbi rolin e tyre në parandalimin dhe reagimin në rastet e fatkeqësive natyrore dhe jo vetëm”, shtoi Sveçla.

    Ai shprehu mirënjohje për stafin e AME-së për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm.

    “Falënderoj stafin e AME-së për organizimin e këtyre aktiviteteve dhe për punën e tyre të pandalshme me qëllim të mbrojtjes së aseteve tona natyrore, jetës dhe pronës së qytetarëve tanë”, përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës tha se Kosova është duke u mbajtur...
    Lajme23 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ndodhet aktualisht për vizitë në Mitrovicën...
    Lajme23 Maj 2025
    Ka dështuar edhe tentativa e 20-të për konstituim të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Fillimisht, grupet parlamentare refuzuan të propozojnë emrat për...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Edhe pse raporti i autopsisë për vdekjen tragjike të disenjatorit të njohur Festim Isufi tashmë është përfunduar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore...
    Lajme23 Maj 2025
    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka vijuar vizitën e saj zyrtare në Kosovë me ndalesën e radhës në Mitrovicë,...
    Lajme23 Maj 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar dërgimin në Kushtetuese të lëndës për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e...
    Lajme23 Maj 2025
    Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha,për FrontOnline ka folur pas kërkesave të përsëritura nga ambasadorët gjerman dhe francez që Kosova ta dërgojë draft-statutin e...
    Lajme23 Maj 2025
    Një grup i organizatave të shoqërisë civile, ka reaguar rreth bllokimit të konstitutimit të Kuvendit të Kosovës. Këto organizata thonë se kriza...
    Lajme23 Maj 2025
    CNN do të hyjë në tregun mediatik të Kosovës. Televizioni amerikan do të jetë i pranishëm së shpejti në Kosovë përmes një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.