Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot është duke qëndruar në Bruksel të Belgjikës.
Ai ka thënë se atje sot do të hapet një tjetër grupkapitujsh i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Marshi ynë vazhdon. Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit”.
“Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara, ambicia jonë është që të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë dhe pastaj të sigurohemi që nga viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është një ditë e mirë për vendin tonë, dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”, ka thënë Rama.