Në komunën e Suharekës sot u hapën dy çerdhe të reja për fëmijë.
Njëra u përurua në fshatin Sopijë e tjetra në Gjinoc.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj i cili edhe mori pjesë në ceremonitë e hapjes së tyre.
Këto, sipas tij, nuk do të jenë të vetmet çerdhe të reja.
Deri në fund të këtij viti, Muharremaj, premton se do t`i hapin edhe disa të tjera në komunën që drejton.