×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hap pas hapi, si zgjidhet Papa i ardhshëm

    FrontOnline
    26 Prill 2025

    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë.

    Sipas mediave të huaja, në 15 deri në 20 ditë pas varrimit të Papa Françeskut, Kolegji i Kardinalëve do të thërrasë kardinalët në Romë për të zgjedhur Papën e ardhshëm.

     

     

    Ata do të mblidhen në Kapelën Sistine të Vatikanit. Pasi të kenë hyrë kardinalët, ata nuk mund të komunikojnë me botën e jashtme derisa të zgjidhet një Papë i ri.

    Kardinalët duhet të jenë nën 80 vjeç për të votuar, që do të thotë se vetëm 135 nga 252 kardinalët do të kenë të drejtë vote.

    Një Papë i ri kërkon dy të tretat e shumicës, por kjo mund të marrë kohë, shkruan A2 CNN

    Një raund votimi bëhet në pasditen e parë të konklavës (mbledhja) dhe më pas votimi do të bëhet deri në katër herë çdo ditë më pas.

    Nëse konklava (mbledhja) përfundon ditën e tretë pa marrë një vendim, kardinalët mund të ndalojnë për një ditë lutjeje përpara se të rifillojnë votimin.

    Nëse nuk merret vendim pas 33 raundeve, do të ketë një balotazh midis dy kandidatëve më të votuar, por njëri prej tyre do të duhet të marrë dy të tretat e votave për t’u zgjedhur Papë.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Një arritje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë është shënuar në garën ndërkombëtare elitare “Best Sniper Team Competition”,...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas telefonatës më shumë se dyorëshe të presidentit amerikan, Donald Trump presidentin...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës që është përhapur edhe në eshtrat e tij....
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.