×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hap i rrezikshëm në luftën për barazi”, reagojnë organizatat për deklaratat e Rrahmanit e Korenicës

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Një numër i 37 organizatave për për të mbrojtur të drejtat e njeriut kanë reaguar për deklaratat e fundit të deputetëve Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, lidhur me largimin e tyre nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kundërshtimin e tyre publik ndaj Draft Kodit Civil.

    Sipas këtyre organizatave, këto deklarata paraqesin një hap të rrezikshëm në luftën për barazi dhe të drejta të njeriut në Kosovë.

    ” Si organizata të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut, ne i dënojmë fuqishëm këto deklarata, të cilat shtrembërojnë vlerat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke promovuar diskriminim dhe pabarazi. Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga gjinia, seksi, orientimi seksual, mosha etj”.

    “Retorika e përdorur nga këta deputetë dhe aktivistë politik që pretendojnë se disa ligje, përfshirë ato që mbështesin të drejtat e grave, të fëmijëve, të drejtat e personave LGBTIQ+, janë “të papranueshme për vendet evropiane” është jo vetëm e pasaktë, por edhe nxitje e urrejtjes, mosdurim dhe në kundërshtim me vlerat e të drejtave të njeriut dhe barazisë që Kosova është zotuar se do t’i garantoj duke i integruar konventat ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut në Kushtetutën e saj”.

    “Kosova duhet të vazhdojë të ndërtojë një shoqëri që respekton të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht nga gjinia, seksi, mosha, orientimi i tyre seksual, identiteti gjinor etj. Mbrojtja e të drejtave të grupeve të cenueshme është në përputhje me standardet evropiane të të drejtave të njeriut, të cilat Kosova i ka përqafuar si pjesë e rrugës së saj drejt integrimit evropian. Garantimi i këtyre të drejtave është shenjë e progresit dhe gjithëpërfshirjes, e jo e regresit dhe përçarjes”,t huhet në njoftim.

    Më te, u bëhet thirrje të gjithë partive politike, Komisionit Qendror Zgjedhor, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe institucioneve kompetente “që të qëndrojnë në detyrën e tyre kushtetuese dhe ligjore në mbrojtje të vlerave të Kushtetutës së Kosovës. U bëjmë thirrje këtyre akterëve që të refuzojnë retorikën përçarëse që synon të margjinalizojë personat grupet e cenueshme dhe të minojë vlerat kushtetuese të barazisë dhe drejtësisë”. /Klankosova.tv

    Organizatat në fjalë janë:

    1. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS)

    2. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)

    3. Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova)

    4. Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)

    5. Civil Rights Defenders

    6. Instituti Sehkmet

    7. QIKA

    8. Partners Kosova Center for Conflict Management (Partners K)

    9. Iniciativa për Progres (INPO)

    10. Community Building Mitrovica

    11. Hyjneshat

    12. OJQ THY

    13. ORCA

    14. Anibar

    15. Bubble Foundation

    16. Integra

    17. Roma Versitas Kosovo (RVK)

    18. Kosovo Law Institute (KLI)

    19. Voice of Roma, Ashkali and Egyptian (VoRAE)

    20. Fourth Wave

    21. Dylberizm

    22. DokuFest

    23. Levizja FOL

    24. QKSS

    25. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar

    26. KIPRED

    27. CDF

    28. Artpolis

    29. Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

    30. KCSF

    31. RrGK

    32. Democracy Plus (D+)

    33. PIPS

    34. New Social Initative (NSI)

    35. ATRC

    36. Instituti për Politika Sociale

    37. QKRMT

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka thënë se qeveria e ShBA-së është duke e ndihmuar Kosovën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.