Mirsad Shkreta nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi ulëse në legjislativ, pas formimit të Qeverisë.
Komuna e Hani Elezit për herë të parë do të ketë përfaqësuesin e saj në Kuvendin e Kosovës.
Shkreta arriti që në zgjedhjet e 14 shkurtit t’i marrë 7,370 vota.
Ndryshe, Shkreta në Qeverinë Kurti -I- ishte këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vlen të theksohet se karrierën politike ai e nisi në Partinë Demokratike të Kosovës.