×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Hani hudhra për një zemër të shëndetshme

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Sëmundjet e zemrës mbeten më problematiket në të gjithë botën, por mund të themi diçka që t’ju bëjë optimistë: të gjitha parandalohen nëse ju arrini ta kapni problemin dhe ta trajtoni seriozisht që në hapat e parë.

    Studiuesë amerikanë kanë thënë së vetëm duke larë dhëmbët rregullisht ju mund të kontribuoni në parandalimin e atakëve kardiakë. Nuk është asnjëherë vonë për të filluar një rrugë të mbarë për sa i përket shëndetit.

    Më poshtë lexoni tre nga komponentët kryesorë që ndihmojnë në parandalimin e atakëve kardiakë:

    Sipas “Borstel”, kënaqësia “poshtë çarçafëve” sjell përfitime edhe në anën shëndetësore. Të njëjtin efekt që jep ushtrimi i rregullt fizik te shëndeti ynë e jep edhe seksi, bashkuar edhe me adrenalinën që çlirohet e cila ndihmon sistemin kardiovaskular. Orgazma çliron 50 mesazhe kimike, të cilat ulin nivelin e trysnisë në gjak dhe reduktojnë stresin.

    Nëse bëni seks me dikë që doni dhe jo me një person të rastësishëm është akoma më mirë sepse kur ka edhe pasion çlirohen më tepër hormone, që ndihmojnë në mirëqenien e zemrës. Madje ekspertët kanë thënë se edhe personat që kanë identifikuar tashmë probleme zemre duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe të mos kenë frikë se diçka mund të përkeqësohet.

    Konsumoni hudhër çdo ditë!

    Disa fruta dhe perime kanë të njëjtat përmbajtje që kanë disa nga medikamentet që përdoren për të shëruar sëmundjet e zemrës. Kështu që, sigurisht, është shumë e rekomandueshme që të konsumohen sa më shpesh. Por një nga ushqimet kyçe është hudhra. Hudhra ka një efekt të drejtpërdrejtë te veshkat pasi ndryshon nivelin e hormoneve që lidhen me veshkat, por së fundi është provuar se ato ndihmojnë edhe zemrën duke rregulluar qarkullimin e gjakut.

    Flini mirë, por jo më shumë se ç’duhet

    Netët pa gjumë shoqërohen edhe me shtimin e rrahjeve të zemrës me një presion më të lartë gjaku, që kanë efekt te zemra. Ata që flenë më pak se 6 orë në ditë kanë 48% më shumë shanse për sëmundje të zemrës sesa pjesa tjetër. Pagjumësia çon direkt në sëmundje të trurit nga stresi i akumuluar, çka e bën zemrën të punojë më shpejt dhe jo në ritmet e saj normale, shkruan blitz.al. Gjithsesi, edhe gjumi i tepërt ka pasoja negative te zemra. Nëse ju flini më tepër se 9 orë në ditë, atëherë keni 50% më tepër mundësi për të pasur sëmundje të zemrës.

    Gjithashtu, mundohuni që të mbani një dietë mesdhetare, e cila konsiston në më pak yndyrë, përveç vajit të ullirit, gjalpit të kikirikut dhe peshkut, që janë mjaft të mira si për shëndetin e përgjithshëm ashtu edhe për zemrën

    Nga Rubrika
    Lifestyle17 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 17 prill 2025 nga Christine Haas Dielli do ju bëjë të shihni anën piktoreske të jetës gjatë kësaj...
    Lifestyle16 Prill 2025
    Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe...
    Lifestyle15 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 15 prill 2025 nga Christine Haas Gjatë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe të matur. Nuk...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu...
    Lajme17 Prill 2025
    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.