Dredhëzat janë një nga provat më të mira se ajo që është e shijshme mund të jetë edhe e shëndetshme. Studimet kanë treguar se konsumimi i këtij fruti mund të parandalojë kancerin e gjirit, ezofagut, lëkurës, zorrës së trashë, prostatës dhe pankreasit.
Konkretisht, acidi ellagjik, i cili është i bollshëm, parandalon përhapjen e qelizave kancerogjene. Përveç kësaj, dredhëzat janë në listën e frutave me një përmbajtje të lartë të antioksiduesve, duke mbajtur vendin e katërt në këtë listë. Këto elemente mbrojnë trupin nga radikalet e lira të shoqëruara me plakjen e parakohshme dhe sëmundje të ndryshme, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit./FrontOnline/