×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza vazhdon të marrë sugjerime prej qytetarëve: Në Podujevë premton vende pune dhe rritje pagash

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës me qytetarë në qytetin e Podujevës. Edhe në Podujevë, Hamza ka marrë ide dhe sugjerime të vlefshme, në kuadër të vizionit dhe përkushtimit të tij për të ndërtuar programin qeverisës në bashkëpunim me qytetarët.

    “Programi, për me qenë për qytetarët edhe me i adresu nevojat e tyre mirë, duhet me shku prej poshtë lartë”, ka thënë Hamza.

    Në këtë punëtori, disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin hapja e vendeve të reja të punës, rritja e pensioneve dhe pagave konform rritjes së çmimeve, tërheqja e investimeve të huaja, energjia alternative etj.

    Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza ka thënë se do të ketë më shumë mundësi për ndërmarrësi, vende pune me paga më të larta dhe më shumë shpresë e perspektivë për të rejat dhe të rinjtë, që jetën e tyre ta ndërtojnë në vendin tonë, jo diku tjetër.

    VIDEO MATERIALI NGA PODUJEVA:  https://we.tl/t-hVjLh57wh9

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevzadit, i cili është i dyshuar si njëri nga administratorët e...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, James O’Brien, në një intervistë për RTS ka thënë se pret që të...
    Kronika21 Tetor 2024
    Si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person ka mbetur i vdekur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar...
    Lajme21 Tetor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë. Rukiqi tha se rihapja...
    Lajme21 Tetor 2024
    Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim, tri ditë pasi u ndal për shkak të një lidhjeje të shkurtër...
    Vip21 Tetor 2024
    Lela dhe Vullneti kanë ndarë kohë bashkë sonte, dhe ndërë bisedat që kishin u përmenden edhe disa emra të tjerë. Madje ndër...
    Vip21 Tetor 2024
    jë tension në një diskutim u ndez mes Vullnetit dhe Rezartit. Derisa po qëndronin në pishinë, Vullneti sqaronte tek banorët se si...
    Lajme21 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-sē, Pal Lekaj, pēr FrontOnline thotē se Qeveria Kurti ka lēn gjurmē nē qeverisjen kosovare, por qē sipas tij ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.