×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e PDK-së matet me premtimet që i ka bërë në të kaluarën dhe që i ka realizuar.

    Sipas Hamëz, rritja e pagave është një detyrim i Qeverisë dhe assesi bujari apo bamirësi.

    Tutje Hamza ka thënë se në këtë qeveri po mungon transparenca dhe llogaridhënia.

    “Ne matemi me premtimet që i kemi bërë dhe i kemi realizu. Janë një për një të listuara dhe nuk mundesh në fund të mandatit me thënë kemi me i bërë. Dy shtyllat kryesore në qeverisje janë transparenca dhe llogaridhënia, e që po mundojnë të dyjat. Llogaridhënia është ose në Kuvend, llogaridhënia është edhe përmes paraqitjes publike, përmes debateve, përmes pjesëmarrjes në debate. Sepse kur folëm për rritjen e pagave, nuk është ajo bujari ose bamirësi, ajo është detyrim i Qeverisë. Se ti je tu punu me paret e taksapaguesve të vendit dhe ti ki obligim edhe me qenë transparent edhe me pas llogaridhënie për ato”, u shpreh Hamza.

    Tutje kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ai në Qeveri do të shkoj për të punuar e jo për të mësuar, pasi siç u shpreh, ai tashmë ka një bagazh të madh prapa vetes, por edhe një ekip që di t’i zbatoj planet.

    “Çka mu m’ka karakterizu në punën tem, edhe unë e kam përparësinë se nuk shkoj aty me mësu, shkoj aty me punu, se mbrapa vetes e kam një karrierë të ndërtuar, të kombinuar në sektor privat, ndërmarrje shoqërore, sektor publik, nivel lokal e nivel qendror edhe e kam shumë të qartë se çka duhet me bë javën e parë dhe jo me shku e me prit aty se çka po vjen në radhë edhe me mendu ti që mandati të zgjatë, ti garon për 4 vjet, por mandati të zgjatë nja 10 vjet për me i kry punët tua. Si të nisen në kohë, nuk mun i realizon dhe në fund të mandati, nuk mundesh me thënë këto i kom pas premtimet e kom fillu studimin e fizibilitetit, jo more në fund të mandatit duhet me i pre shiritat, duhet me i dorëzu projektet. Me program të qartë, me premtime e projekte të matshme, me financim të qartë, është mirë me e pas programin, por programi nuk është garantues që ki me pas sukses. Nëse s’ki rreth vetes ekip që ta zbaton programin, nëse t’i nuk i mban përgjegjës në baza periodike vartësit e tu, ministrat a e kanë zbatu programin.  Nëse ata futen në një konfortzonë, edhe s’punojnë, s’kanë llogaridhënie, ju mungon transparenca, nuk e kanë shqetësimin se a e humbin vendin e punës edhe e kryjnë angazhimin e tyre politik, sepse kryeministri i mbron me çdo kusht, kushdo qoftë ai, sigurisht që rezultatet mungojnë”, u shpreh Hamza.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës. Nimani, ka thënë se Dardania tregoj...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Havolli ka thënë se duhet të merrim me të ardhmen e jo me batuta që bën...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, ka shkruar pas takimeve që kanë mbajtur sot në Han të Elezit dhe në fshatin...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim në Suharekë, qytet që qeveriset nga ky subjekt politik....
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet me qytetarë të shumtë ndërsa Kosova i afrohet...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Visar Azemi, kandidat për deputet nga LDK, ka shkruar pas tubimit të mbajtur në fshatin Lloshkobare. Azemi, ka shkruar se gjatë tubimit...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Ilir Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) ka vlerësuar faktin se në cdo pjesë të Kosovës ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.