Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në TV Dukagjini ka folur për këndvështrimin e PDK-së për të dal nga kriza ekonomike pas pandemisë, raporton Front Online.
Sipas Hamzës, PDK do të propozojë amandamentet e saj të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe nëse ato pranohen do ta mbështesin Projektligjin në leximet tjera, në të kundërtën sipas tij
kjo parti nuk mbështet Projektligjin.
Hamza ndër të tjera ka folur edhe për personat që nuk kanë më shumë se 100 euro para në Trust.
“Një pjesë e tyre është që kanë punuar vetëm tre muaj dhe nuk kanë pasur kontrata tjera. Një pjesë tjetër janë që kanë punuar në zgjedhje si komisionerë apo diçka ngjashëm dhe kanë vetëm pak të ardhura”, tha ai.
Deputeti i PDK-së ka thënë se ekonomia duhet të ndihmohet duke rritur borxhin publik.
“Për të ndihmuar sektorin privat dhe për të ndalur rënien ekonomike duhet të rritet borxhi publik”, deklaroi ndër të tjera Bedri Hamza. /Front Online