Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, në Ditën e Veteranit, ka shprehur respektin dhe krenarinë për sakrificat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka bërë disa premtime konkrete për përmirësimin e kushteve të tyre.
Hamza ka theksuar rëndësinë e UÇK-së për lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një moment krenarie dhe nderimi për të gjithë ata që dhanë jetën dhe luftuan për atdhenë.
Përmes një postimsi të tij në Facebook, ai i ka dhënë disa premtime, duke përfshirë:
-Rritjen e 50% të përfitimeve për të gjitha kategoritë e luftës.
-Mundësinë për veteranët që të marrin pensionin e veteranit dhe të punojnë në të njëjtën kohë.
-Prindërit e familjeve të dëshmorëve do të mund të marrin si pensionin e moshës ashtu edhe pensionin e familjes së dëshmorit, pa pasur nevojë të zgjedhin mes tyre.
Bedri Hamza theksoi gjithashtu se pa UÇK-në, nuk do të kishite as liri, as pavarësi dhe as shtet të Kosovës, duke nënvizuar kështu kontributin e madh të veteranëve për shpëtimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës. Ai mbylli fjalimin duke siguruar se respekti dhe nderimi për ta do të jetë gjithmonë i pranishëm, jo vetëm në Ditën e Veteranit, por çdo ditë.
Postimi i Bedri Hamzës në Facebook:
Ndjenjë e veçantë t’i takoj veteranët e UÇK-së në Skenderaj në Ditën e Veteranit. Një ditë që të mbush me ndjenja të krenarisë dhe respektit.
Kosova mundet ma mirë për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.
✅ Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës.
✅ Veteranët do ta marrin pensionin e veteranit dhe do u lejohet të punojnë.
✅ Prindërit e familjeve të dëshmorëve nuk do të detyrohen të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe pensionit të familjes së dëshmorit, por do t’i marrin të dyja.
Pa UÇK-në nuk do të kishte as liri, as pavarësi dhe as shtet të Kosovës.
Ju nderojmë sot dhe çdo ditë!