Kandidati i PDK’së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.
Hamza ka thënë se Finlanda është mike e Kosovës dhe përkrahëse e madhe e integrimit euroatlantik
Ai bëri të ditur se në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, rritjen e bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Ditën e sotme e nisa me një takim me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. Finlanda është një mike e Kosovës dhe një përkrahëse e madhe e integrimit tonë euroatlantik. Ne biseduam për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”
Kryetari i Mitrovicës ka shtuar se sfidat deri tani Kosova i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve.
“Kosova, të gjitha sfidat e deritashme, duke u bërë partnere konstruktive, i ka përballuar dhe i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve!”