Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër, i cili ka 40 shtëpi për familjet mitrovicase, shkollë moderne, Qendër të Mjekësisë Familjare dhe objekte të tjera përcjellëse, si dhe ka përuruar Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Iliridë.
Hamza, është shoqëruar nga përfaqësuesit e “Qatar Charity”, të cilët i kanë bashkëfinancuar me Komunën e Mitrovicës këto dy projekte madhore.
Gjatë përurimit të QMF-së në Iliridë, Hamza ka thënë se edhe si kryeministër, do të ketë prioritet ndërtimin e një sistemi shëndetësor me pacientin në qendër.
“Para tri viteve, kur kam konkuruar për Kryetar të Mitrovicës, prioritet i lartë për mua ka qenë shëndetësia. Sot, po përurojmë objektin e 14-të në komunën tonë, derisa presim edhe një tjetër për vit të ri”, ka thënë ai.