Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë në Kanal-10 se nuk kanë ofertë zyrtare për tu futur në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja.
“Ne nuk marrë diçka konkrete, ende nuk është diskutuar zyrtarisht në struktura”, ka thënë ai.
Por megjithatë Hamza është shprehur se janë 2 zgjidhje në këtë situatë aktuale, rikonfigurigurimi i Qeverisë, ose shkuarja në zgjedhje.
“Janë vetëm 2 zgjidhje përpara ose një konfigurim i qeverisë ose vendi të shkoj në zgjedhje”, ka thënë Hamza.
Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Lavdim Hamiti në “Prime Time” është shprehur se PDK-ja ndaj Qeverisë Hoti nuk po e luan rolin e opozitës.
“PDK-ja nuk e ka luajtur rolin e opozitarit, gatishmëria e tyre për me hy në Qeveri është parë pas aktakuzës së përfolur të zotit Thaçi, këta mendojnë që pa postin e Presidentit e shohin veten më shumë veten në opozitë”, ka thënë ai .