×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza në Gjermani takon njerëzit e Scholz dhe Baerbock, flet për vizionin e tij për ekonomi e investime të huaja

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar me bashkëpunëtorin e kancelarit gjerman, Alexander Wallau, dhe përfaqësuesin nga MPJ gjermane, Michael Reiffenstuel.

    Hamza ka thënë se në këto dy takime ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe ka shtuar se angazhimi i tij si kryeministër i Kosovës do të jetë për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit të Kosovës.

    “Në të dyja takimet e theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Angazhimi im si kryeministër i ardhshëm do të jetë i përditshëm për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit tonë”, ka shkruar Hamza.

    Hamza thotë se të dy zyrtarët gjermanë i ka njoftuar për vizionin e tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për kushtet që do të krijohen për investime te huaja, përfshirë investitorët gjermanë.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kërkesa e studentëve për afatet shtesë të prillit dhe nëntorit nuk është marrë parasysh nga Komisioni Ad-hoc i Universitetit të Prishtinës. Të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim pjesëtarët e Korit Siparantum. Në faqen zyrtare të Kuvendit, thuhet se mysafirët...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, priti sot në selinë e Aleancës ambasadorin italian, Antonello De Riu, ku zhvilluan një...
    Të tjera
    Kronika08 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që punonin në pikën kufitare në Vërmicë. Ata dyshohen për veprën penale “Marrja...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Faton Klinaku, përfaqësues i OVL UÇK-së, ka reaguar pas lirimit ë Shukri Bujës nga të gjitha akuzat e Gjykatës Speciale. Sipas Klinakut...
    Sport08 Nëntor 2024
    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje, janë evidentuar dje në polici. Nga dy raste janë në Prishtinë e Pejë, nga një në...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Policia i ka arrestuar dy persona dje për vjedhje të pyllit në Leposaviq. Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit kishin...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Letonia është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.