Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se është i mirëpritur dialogu i udhëhequr nga ShBA-ja, por që Marrëveshja e Uashingtonit është më shumë dokument, shkruan Front Online.
“Nuk është marrëveshje është dokument, është jetike për ne që ShBA të udhëheq me dialogun”.
AI ka thënë se i kanë parë me shqetësim disa nga pikat e këtij dokumenti, si dhe takimin në Shtëpinë e Bardhë e mendojnë si rast të humbur.
“Dokumentin e kemi parë bardh e zi, pikat ku kemi ngrit shqetësim është Ujmani, Mini-Shengeni, çështja e pronave. Ne mendojmë që është rast i humbur, është dashur të arrihet marrëveshja finale në shtëpinë e bardhë”, ka thënë ai.
Hamza më tutje është shprehur se rundet e reja të bisedimeve mund të sjellin kompromise të tjera për Kosovën
“Çdo rund i ri i bisedimeve mund të sjell kompromise. Ne jemi për marrëveshje finale që ia sjell Kosovës ulësen në OKB, dhe i hap rrugë integrimit në aleanca ndërkombëtare”, ka thënë ai./Front Online/