edri Hamza i PDK-së i është përgjigjur Liburn Aliut të Vetëvendosjes, i cili e akuzoi PDK-në se po bëhet bashkë me Qeverinë e LDK-së për t’ia kaluar projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se janë xheloz se ia mori LVV-ja partnerin, LDK-në.
“Ne kemi pasur koalicion me Lidhjen Demokratike dhe me partitë e tjera. Tani jemi pak xheloz se ju në fund e keni pasur koalicionin e fundit me Lidhjen Demokratike dhe na morët partnerin, po sidoqoftë, e ardhmja nuk dihet cka sjell”, ka thënë Hamza.