Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para njerëzve të Ferizajt tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të jetë më e zhvilluar, me më shumë vende pune si dhe me paga të dinjitetshme.
“Unë ju siguroj që vota juaj për mua si kryeministër, për Partinë Demokratike, për numrin 131 do të thotë Kosovë më e zhvilluar, më shumë vende pune dhe paga më të dinjitetshme”, tha Hamza
Tutje, Hamza tha se nuk është bamirësi që qytetarit të Kosovës t’iu përmirësohet standardi i jetesës, por detyrim i çdo qeverie.
“Nuk është bamirësi, por është detyrim i çdo qeverie, dhe në këtë rast i imi si kryeministër i ardhshëm, që njerëzve t’ua përmirësojmë standardin e jetesës”.