×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza gjatë dy ditëve u prit në Gjermani, vlerëson kontributin e mërgatës në shtetndërtimin e Kosovës

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë dy ditëve të vikendit është pritur në disa takime në Gjermani.

    Gjatë tubimit në Shtutgart, Hamza ka vlerësuar lartë kontributin e mërgatës në shtetndërtimin e Kosovës.

    Të njëjtën energji dhe të njëjtin kontribut ai e ka kërkuar edhe këtë herë nga bashkatdhetarët, në shërbim të zhvillimit të vendit. Kandidati për kryeministër, ka kërkuar nga ta që të regjistrohen deri më 26 dhjetor.

    “Unë ju falënderoj juve shumë për këtë entuziazëm, për këtë energji pozitive, për këtë tubim madhështor. Pa ndihmën tuaj, nuk po e them veç formalisht, po e them shumë sinqerisht e realisht, pa ndihmën tuaj Kosova nuk kish mujtë me ia dalë. Unë ju lus të regjistroheni deri më 26 dhjetor. Unë me kënaqësi, me shumë respekt jua kërkoj votën për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza, bëhet e ditur në kumtesë.

    Ndërkaq, të shtunën, në Mynhen, Hamza takoi rreth 250 studentë shqiptarë të universiteteve më të mira në Gjermani, të cilët u bënë pjesë e ekipit të tij.

    “Ju jeni reprezentuesit më të mirë të Kosovës në Gjermani. Ju e tregoni kulturën, edukatën, disiplinën, gatishmërinë dhe përgatitjen për sukses. Çka është punë e jona? Me një program të mirë, me një vizion të qartë, me qëllime të qarta me kriju ambient të mirë për ju, që një pjesë e juaja, unë kisha dashur të gjithë, dhe uroj e lutem që të gjithë, që ju me ardhë, dijen tuaj, eksperiencën tuaj, me e zbatu në Kosovë”, ka thënë Hamza.

    Po të shtunën, ai takoi edhe qindra mërgimtarë të tjerë në Mynhen, të cilët punojnë dhe veprojnë në këtë qytet.

    Kandidati për kryeministër, tha se e çmon tepër shumë kontributin e mërgatës, në të gjitha fazat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    “E du zanin e diasporës në Parlamentin e Kosovës, i dua njerëzit nga diaspora në ekzekutivin e Kosovës, sepse nuk e shoh diasporën veç për me dërgu pare në Kosovë, veç si votë. E shoh diasporën si potencial që me përvojën e tyre me dijen e tyre, me energjinë e tyre me i ndihmu Kosovës me u ba ma mirë. Është e mundur”, tha në fund Hamza.

    Ai në kuadër të takimeve të tij me mërgimtarë gjatë muajit nëntor, pas Gjermanisë do të vizitojë edhe Zvicrën dhe Austrinë.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur sot dy diplomatë të lartë norvegjez, Eirik Nestås Mathisen dhe...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë,...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar Hashim Thaçin në Hagë. “Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që...
    Të tjera
    Vip13 Nëntor 2024
    “A e kam kuptuar mirë, që nëna jote ju ka lënë kur i ke pas 1 vjet?”, ishte pyetja e Drilonit karshi...
    Vip13 Nëntor 2024
    Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Gjesti dhe Xheneta kanë bërë një bisedë mes vete. Ata kanë diskutuar për lojën dhe...
    Vip13 Nëntor 2024
    Leo i ka qëndruar pranë Xhenetës pas situatës me Xuxin. Ai është shprehur se Xuxi është penduar, por sipas tij, nuk arsyetohet...
    Vip13 Nëntor 2024
    Burimi ka vazhduar bisedën me banorët e Big Brother VIP Kosova, në lidhje me aktivitetin e tij në TikTok. Më parë, ai...
    Vip13 Nëntor 2024
    Burimi ka bërë një bisedë me disa nga banorët e shtëpisë, duke treguar për jetën e tij. Ai është shprehur se ka...
    Vip13 Nëntor 2024
    Një debat ka ndodhur sot në mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Gjestit dhe Arionit. Ky debat është bërë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.