×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza fton qytetarët të bëhen pjesë e ekipit të tij

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka lansuar videon e tij të parë, përmes së cilës u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen PDK-së.

    Përmes kësaj videoje, ai ngreh shumë dilema dhe pikëpyetje për qeverisjen aktuale.

    “Më 9 shkurt, secili prej nesh duhet ta pyes veten: a e pranojmë Kosovën kështu si është sot apo e duam një Kosovë ku mund të bëjmë më shumë? A i kemi rrogat e mira, a po ia ofrojmë rinisë arsimin që e meriton, a po përkrahen bizneset sa duhet, a janë pensionet të mjaftueshme dhe a është mirë Kosova?”

    Në të gjitha këto pyetje, Hamza ka një përgjigje:

    “Unë besoj në potencialin e Kosovës dhe kjo nuk është më e mira që ne e duam. Ekonomia, arsimi e shëndetësia mund të jenë më mirë”, thotë Hamza, duke shtuar se shpresa për ta përmirësuar jetën tonë duhet të na rikthehet.

    Në fund të videos, Hamza i fton qytetarët që të vizitojnë faqen e tij zyrtare, www.bedrihamza.info, që të angazhohen dhe të bëhen pjesë e ekipit të tij.

    Videon mund ta shikoni në këtë link: https://www.facebook.com/share/r/6oKPvPZkjF8Vwy7y/

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Mësimdhënësit e komunës në Vitisë janë të vetmit që nuk i kanë marrë ende pagat, siç njoftoi sot Ministria e Financave. Nga...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka thënë se Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë...
    Të tjera
    Sport01 Tetor 2024
    Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës. Dënimi është vendosur për shkak të incidenteve në ndeshjen kundër...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është për vizitë në Poloni në kuadër të Forumit të Varshavës për Siguri 2024. Në një postim në platformën...
    Lajme01 Tetor 2024
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), ka njoftuar se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike. Përmes një komunikate për...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Tre fëmijë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, nga një sulm me thikë në një çerdhe në qytetin zviceran...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ministria e Financave ka njoftuar se një pjesë e punonjësve të Komunës së Vitisë nuk janë ekzekutuar pagat gjatë ditës së sotme....
    Lajme01 Tetor 2024
    Ruzhdi Shehu, kryetari i Junikut, brenda dy ditësh i ka arritur dy suksese të rëndësishme për komunën që e drejton. Pasi që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.