Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka diskutuar me një studente të drejtësisë rreth gjendjes së studentëve.
Hamza ka premtuar se do t’i ndajë 25 milionë euro si bursa në çdo vit, e që kjo sipas tij do të hapë shumë dyer të mundësive për studentët kosovarë.
“Një kafe me Melodinën, studenten e drejtësisë, me të cilën bisedova për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Unë do ta themeloj Fondin Shtetëror të Bursave dhe me 25 milionë euro që do t’i ndajmë si bursa në çdo vit, do të hapim shumë dyer të mundësive për studentët tanë. Së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza në rrjetet sociale.