×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: 100 euro në muaj për familjet që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka vizituar edhe rrjetin e çerdheve “Bardha” në Prishtinë.

    Hamza ka premtuar subvencione nga 100 euro në muaj për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike.

    Ai ka thënë se kështu do të lehtësohet ndjeshëm barra financiare e familjeve që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private dhe do të mundësohet përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës.

    “Në edukimin e fëmijëve, hapat e parë janë më të rëndësishmit. Me nga 100 euro do të subvencionohet çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike. Kështu do të lehtësohet ndjeshëm barra financiare e familjeve që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private dhe do të mundësohet përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës. Njëkohësisht do të ndërtojmë edhe çerdhe të reja për të garantuar qasje të barabartë në edukim parashkollor për të gjithë fëmijët.

    Unë angazhohem që t’ua ofrojmë fëmijëve një mjedis të sigurt dhe mbështetës për t’i zhvilluar aftësitë e tyre.

    #MaMirë për fëmijët dhe familjet”, ka shkruar Hamza.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Visar Xani, analist politik ka folur për “Front Online” lidhur me zhvillimin e takimit të së martës mes Kosovës dhe Serbisë në...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi që dyshohet se shtiu me armë në drejtim të zyrtarit policor në Pejë....
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka folur lidhur me takimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dialogut....
    Të tjera
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka komentuar sot takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Takimi i fundit në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të emisarit sllovak, Miroslav Lajçak u mbajt më 23...
    Hulumtime17 Dhjetor 2024
    Pak ditë më parë FSHF ka njoftuar se stadiumi në kryeqytet nuk do të quhet më “Air Albania”. Është hapur një garë...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kufi, sot në një ceremoni të organizuar ka pranuar një donacion nga Gjermania, donacion i realizuar...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh mes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.