×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti sqaron keqkuptimet rreth ‘liqenit’ në Prishtinë

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka sqaruar keqkuptimet rreth ‘liqenit’ në Prishtinë, që paraqiti kandidati për kryetar nga kjo parti, Përparim Rama.

    Hamiti ka thënë se ideja Përparim Ramës është keqkuptuar, në lidhje me liqenin artificial tek stadiumi ‘Fadil Vokrri’.

    “Do vënë në pah se Përparim Rama dhe LDK-ja nuk e kanë paraparë projektin e ‘liqenit’në Programin 2021-2025, me të cilin garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit, siç mund ta shohë kushdo që e ka lexuar ose e lexon këtë program, që është bërë tashmë publik për të gjithë. Ka në këtë Program të Përparim Ramës projekte të mëdha që do ta transformojnë kryeqytetin dhe gjithë komunën e Prishtinës, por aty nuk është ideja e përfolur për keq – do të doja të besoja, pa të keq – mbasi komentet kanë qenë tallëse nga disa komentatorë.Për t’u kthyer te deklarata e Përparim Ramës. Pas pyetjes së gazetarit, ai ka thënë në emisionin në fjalë se në vizionin e tij, një ditë në të ardhmen, mbasi të jetë ndërtuar qendër e sporteve në periferi të qytetit, duke përfshirë edhe Stadiumin, do të mund të mendohej që në atë vend (te Sadiumi Fadil Vokrri) të mund të bëhet liqen artificial. Sigurisht jo i madh, një liqen me karakter rekreacional, ka menduar ai, siç ka në qytete të tjera në Evropë dhe gjetiu. (Shembuj: Hyde Park dhe Regent’s Park në Londër, do të shtonim ne)”, ka shkruar Hamiti.

    Tutje ai ka thënë se ide të tilla do të duhet të kishin pëlqimin e qytetarëve të Prishtinës.

    “Edhe një herë, një ide e tillë do të realizohej po të kishte pëlqimin e qytetarëve të Prishtinës, mbasi të jetë ndërtuar hapësirë më e madhe dhe më e përshtatshme për futboll e sporte të tjera në periferi të qytetit, një lloj kampusi i sporteve, duke përfshirë ndërtimin e Stadiumit të Prishtinës, të cilin e kishte paraparë komuna jonë në planin e vet strategjik, ndërsa Qeveria e Kosovës ka ndarë tashmë lokacionin për të”, ka theksuar Hamiti.

    Më poshtë keni shkrimin e plotë të tij.

    https://www.facebook.com/MuhametHamitiKS/posts/618209396230752

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizojë të enjten kandidaturën e Përparim Ramës për Kryetar të Prishtinës, edhe për një mandat. Ceremonia...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fuqishëm të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore....
    Lajme21 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare. Sipas të dhënave, nuk ka edhe aq...
    Të tjera
    Vip21 Korrik 2025
    Festivali Sunny Hill është rikthyer këtë gusht në Prishtinë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në Evropë. Nga data...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa po bënte plazh te Shkëmbi i Kavajës. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Lajme21 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera. Si rezultat...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kanalet televizive nga Kosova e Shqipëria i posedon nga i pari e deri tek i fundit. E madje edhe shtrirjen e rrjetit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.