Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar për numrin e lartë të zyrtarëve në administratën shtetërore të cilët kanë titull si ushtrues detyre.
Hamiti, në një postim në facebook është shprehur se Qeveria e Vetëvendosjes po e përfundon mandatin qeverisës me ushtrues detyre, madje ai qeverisjen e Kurtit e quan ”Ushtruese e detyrës”, kështu duke vënë pikëpytje të mëdha në udhëheqjen e shtetit.
Postimi i plotë:
Me numër të madh të ushtruesve të detyrës (u.d.) të zyrtarëve të lartë në administratën shtetërore, Qeveria e Vetëvendosjes po del të jetë ushtruese e detyrës së Qeverisë së Kosovës, madje edhe në fund të mandatit qeverisës 4-vjeçar.