×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti: Qeveria dhe Presidenca kanë bërë politikë të jashtme të çakorduar, Kosova po i vuan pasojat

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cila dje ka thënë se draft-statuti i Asociacionit nuk do ta kalojë tetin e Gjykatës Kushtetuese.

    Ai ka rikujtuar se Qeveria e Kosovës e ka pranuar këtë dokument.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka rikujtuar qëndrimet e kryeministrit Kurti, kur kishte shprehur gatishmëri edhe ta nënshkruante këtë dokument.

    “Në procesin e dialogut me Serbinë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit të vitit 2023 dhe Aneksin e Ohrit të 18 marsit të atij viti, sikur edhe Draftin e BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të 21 tetorit të viti 2023. Siç kanë vlerësuar njohësit e çështjeve kushtetuese me kohë, Drafti binte ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe po të zbatohej do të krijonte autonomi politiko-territoriale për serbët. Komunikata e Qeverisë së Republikës së Kosovës e datës 26 tetor 2023 njoftonte për gatishmërinë e Albin Kurtit që t’i nënshkruante të trijat, domethanë edhe Draftin e BE-së: ‘Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike’.”, ka shkruar Hamiti.

    Ai ka bërë me dije se në këtë mandat Qeveria dhe Presidenca kanë bërë politikë të jashtme të çakorduar. Sipas tij, tani Kosova është duke i vuajtur pasojat e kësja politike.

    “Kosova ka bërë politikë të jashtme të çakorduar në kohën e pushtetit aktual, Qeveri dhe Presidencë. Kjo kastë pushtetore nuk ia ka siguruar Kosovës asnjë njohje të re në katër vitet e kaluara; asnjë anëtarësim relevant në institucione ndërkombëtare. Vitin e kaluar Kosova nuk ia doli të anëtarësohej në Këshillin e Evropës, ndonëse kjo dukej gati e paevitueshme atëherë. Tash e dy vjet, për fajin e Qeverisë së Albin Kurtit, Kosova po i vuan pasojat e sanksioneve të BE-së”, ka shkruar Hamiti.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    Fadil Fazliu, i cili gjendet në paraburgim në Hagë, ka telefonuar sot djalin e tij Fahri Fazliun, i cili ka ditëlindjen. Ky...
    Lajme22 Mars 2025
    NATO nuk kishte asnjë rol në procesin e konsultimit në lidhje me Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, e cila u nënshkrua...
    Lajme22 Mars 2025
    Tour operatori më i madh shqiptar, PrishtinaTicket, ka zgjeruar ofertën e saj të fluturimeve duke prezantuar tre destinacione kryesore suedeze: Malmö, Göteborg...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    KFOR ka publikuar disa fotografi, ku shihen ushtarët italianë duke patrulluar në Bjeshkët e Istogut, pranë kufirit me Serbinë. Në një shkrim...
    Sport22 Mars 2025
    Britaniku Lewis Hamilton fitoi garën e sprinti të Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1 këtë mëngjes, fitorja e tij e...
    Lajme22 Mars 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e djeshme elektronike ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet...
    Lajme22 Mars 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës mbajti dje mbledhje elektronike në të cilën mori disa vendime. Mes tyre edhe emërimet e bordeve të...
    Ekonomi22 Mars 2025
    Ish-ministrja e Financave dhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të Bordit të ZRRE-së, se rryma nga...
    Lajme22 Mars 2025
    Vigan Qorolli i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili aktualisht është zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë, foli me drojë për mundësinë e një qeverie...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.