×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti i LDK-së: Dështim spektakolar i VV-së në të gjitha aspektet

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se votat që VV-ja i ka marrë më 9 shkurt nuk janë të merituara.

    Ai ka vlerësuar se duan shqyrtim serioz arsyet pse ka marrë votën popullore Qeveria Kurti.Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur dështimet e Qeverisë Kurti në këtë mandat.

    “Rezultatet e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit dëshmojnë se një Qeveri e dështuar, si kjo e Vetëvendosjes, mund të marrë votë të pamerituar. Për katër vjet të Vetëvevendosjes me satelitët në pushtet, Kosova nuk e ka marrë asnjë njohje të vetme ndërkombëtare, asnjë anëtarësim në organizata relevante ndërkombëtare. Dështim spektakular, fiasko, ka qenë përpjekja për anëtarësim në Këshillin e Evropës vitin e kaluar. Me Albin Kurtin kryeministër, Kosova ka bërë marrëveshjet më të dëmshme në procesin e dialogut me Serbinë në vitin 2023. Për pasojë, Kosovës i rri mbi krye si shpata e Demokleut autonomia politike-territoriale për serbët, që e rrezikon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamiti, duke përmendur dështimet tjera të Qeverisë Kurti.

    “Kosova është nën sanksione të BE-së prej qershorit të vitit 2023. Qindra milionë euro të humbura deri tani. Po ashtu, reputacioni ndërkombëtar i dëmtuar i Kosovës, si vend evropian i sanksionuar për fajin e Qeverisë së vet. Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të, aleatin tonë jetik, janë në pikën më të ulët në këto vjet. Korrupsioni i rëndë qeveritar e kakarakterizuar qeverisjen e VV-së, ndërkohë që propaganda e saj kumbuese ka qenë se gjoja po e lufton korrupsionin. Duan shqyrtim serioz arsyet pse ka marrë votë popullore Qeveria e dështuar e Vetëvendosjes”, ka shkruar ai.

    VV-ja përmend disa suksese, por harron shumë dështime

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, për “Front Online” ka shprehur shqetësim mbi rritjen e numrit të vrasjeve në Kosovë. Hosha thotë se...
    Kronika26 Mars 2025
    Në tri ditët e fundit, Kosova nuk gjeti qetësi. Katër persona kanë vdekur në tri raste të ndara si pasojë e të...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për njohjen e Kosovës nga Kenia, një shtet shumë i rëndësishëm në kontinentin...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha, ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kenias, duke deklaruar...
    Lajme26 Mars 2025
    Një bisedë e kryeministrit Kurti me dy komedianë rusë, ka nisur të shkaktojë reagime të mëdha. Kurti ra pre e një shakaje...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte theksoi të mërkurën se aleanca ushtarake transatlantike do t’i përgjigjet një sulmi me “forcë të...
    Lajme26 Mars 2025
    Dy komedianët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur me pseudonimet Vovan dhe Lexus, së fundi kanë mashtruar edhe kryeministrin e...
    Lajme26 Mars 2025
    Gjykata Supreme e Kosovës, instanca më e lartë e gjyqsorit ka refuzuar të gjitha ankesat e Vetëvendosjes ndaj PZAP-së, për rezultatet përfundimtare...
    Lajme26 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar mashtrimin në të cilin ka ra kryeministri Albin Kurti me dy komendianët rusë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.