×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamidi: Ndihma e dhënë nga qeveria për bizneset e pamjaftueshme, sektori privat u injorua!

    FrontOnline
    19 Mars 2021

    Gazetari i ekonomisë nga “Front Online” Lavdim Hamidi, duke folur për dokumentarin “Expose” tha se Kosova ka shënuar një rënie të madhe ekonomike në krahasim me vendet e rajonit.

    Hamidi po e cilëson si të pamjaftueshme ndihmën e dhënë nga Qeveria për bizneset.

    “Pandemia Covid-19 ka shkatërruar edhe ekonomitë me të zhvilluara e lere më ekonominë e brishtë sic e ka Kosova, që e ka gjunjëzuar. Këtë e thotë edhe raporti i fondit monetar ndërkombëtar që në vitin 2020 rënia ekonomike e vendit ka arritur në 6% nga një rritje në 4%. Kosova po shënon një rënie ekonomike prej një decade apo më shumë. Kjo për faktin se qeveria nuk ishte e përgaditur t’i ndihmonte bizneseve. Shumë sektorë nuk funksionuan dhe kështu u ballafaquan me një rënie të madhe, humbje të vendeve të punës dhe pasojat u panë në raportin e fundit të FMN-së se këtë vit”

    “Kosova ka shënuar rënie ekonomike, rënien më të madhe se sa vendet e rajonit. Është e pamjaftushme ndihma që e ka bërë qeveria e Kosovës. Nga mjetet që i kanë ndarë më së shumti përfituan ato që nuk janë ndalur gjatë pandemisë, marketet që kanë numër të madhe të punëtorëve e të tejra por askush nuk u mor sektorin e prodhimtarisë, bujqësinë që u goditen shumë gjatë këtij viti të pandemisë”

    Tutje Hamidi tha se fokusi më i madh i qeverisë ishte sektori publik ndërsa sektori privat u injorua.

    “Qeveria realisht do duhej që t’i ndihmonte më shumë bizneset, kanë qenë më pak se 100 milionë euro për bizneset, herën e fundit janë dhënë nga 290 euro për bizneset dhe kjo ka qenë shumë tepër e vogël dhe e pamjaftushëm për ta. Qeveria është dashur të futet në kredi në borxhe ndërkombëtarë për t’u ballafaquar me pandeminë, por fokusi më i madh i qeverisë ishte në sektorin publik, kanë ngritur paga për ta dërisa sektori privat është injoruar, duke u marrë me ata që kanë marrë paga me rregull, dhe duke iu dhënë shtesa. Ne e pamë sa janë të rënda pasojat për ekonominë e vendit për vitin 2020” tha Hamidi për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”...
    Vip14 Nëntor 2024
    Banorët po qëndronin në dhomën e gjumit teksa Arioni pati një pyetje për Sarën. Ai e pyeti atë specifikisht se çfarë mendimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.