×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hamasi liron tetë pengje

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Grupi palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka liruar tetë pengje nga Rripi i Gazës dhe ia ka dorëzuar Kryqit të Kuq.

    Më vonë gjatë ditës, Izraeli pritet të lirojë 110 palestinezë të burgosur. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vendosur që 110 palestinezët do të lirohen pas “lirimit të sigurt” të pengjeve, pas lirimit të tyre kaotik në Gazë.

    Agram Breger, ushtar 20-vjeçar, u lirua i pari në kampin e refugjatëve Xhabalia në veri të Gazës dhe dy orë më pas u liruan dy izraelitë dhe pesë tajlandezë, të cilët iu dorëzuan Kryqit të Kuq në Han Junis.

    Ky është lirimi i tretë i pengjeve që kur hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit më herët gjatë këtij muaji.

    Marrëveshja për armëpushim ka në qendër përfundimin e luftimeve, që nisën më 7 tetor 2023 mes Izraelit dhe Hamasit, dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, por edhe qindra palestinezëve të burgosur në Izrael.

    Sipas marrëveshjes, qindra mijëra palestinezë po ashtu janë kthyer në veri të Gazës në tre ditët e fundit.

    Më 7 tetor 2023, Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 47.000 palestinezë dhe enklava palestineze ka pësuar shkatërrime të mëdha. /REL/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Shkurt 2025
    Qeveria amerikane ka anuluar tarifën e fundit të ngarkuar për trafikun në qytetin e New Yorkut. Sipas Sekretarit amerikan të Transportit, Sean...
    Bota/Rajoni20 Shkurt 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme, SPAK të tërhiqet nga strategjia për monitorimin në terren të zgjedhjeve të...
    Bota/Rajoni20 Shkurt 2025
    Kandidati i presidentit amerikan, Donald Trump, Kash Patel, e ka marrë konfirmimin nga Senati amerikan për të qenë drejtor i ardhshëm i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Shkurt 2025
    Analistët thonë se propaganda ruse dhe fushatat dezinformuese kanë qenë faktorët kryesorë që nxitën largimin e trupave franceze nga Çadi dhe vendet...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve....
    Lajme20 Shkurt 2025
    Eugen Cakolli nga ‘Demokracia në Veprim”, ka treguar sa deputetë do të kenë partitë politike pas numërimit të votave të deputetëve. Ai...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj u shpreh se llogaridhënia ndaj Vetëvendosjes, përkthyer me vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, është shumë pak....
    Lajme20 Shkurt 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se niveli i Kuvendit të Kosovës sot është më i dobët...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Drita Millaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se me vetëdije të plotë e ka ditur se do të ishte e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.