Dushet e shpejta mund të jenë shumë të rrezikshme, paralajmërojnë ekspertët. Nëse dushi zgjat më pak se pesë minuta, ekspertët pohojnë se nuk është e mjaftueshme, sepse gjatë kësaj kohe, mikroorganizmat e dëmshëm që grumbullohen në lëkurë gjatë ditës nuk hiqen. Bëni dush për të paktën tetë minuta, transmeton FrontOnline.
Dushi për më pak se pesë minuta mund të shkaktojë infeksione bakteriale ose kërpudhore, shpjegojnë ekspertët, duke shtuar se hulumtimet e fundit kanë treguar se shumica e njerëzve nuk bëjnë dush çdo ditë. Sipas Daily Star, një dush i duhur zgjat tetë deri në 10 minuta, që zakonisht është e mjaftueshme për të pastruar dhe hidratuar lëkurën.
Sidoqoftë, ekspertët gjithashtu vërejnë se dushi për më shumë se 10 minuta mund të jetë i dëmshëm për lëkurën e trupit, sepse thahet. Dushi me ujë të nxehtë mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, në mënyrë të ngjashme, ekspertët rekomandojnë të bëni dush me ujë të vakët./FrontOnline/