Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha se nuk e di kush është fajtori për situatën me ushqim në FSK, por shtoi se “Prokuroria e vendit duhet të ndërmarrë masa”.
“Ata që janë fajtor duhet të përballen me ligjin në qoftë se ka korrupsion, gjithsesi”, tha Haliti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Ai përmendi raste në botë kur “forcat speciale të ushtrive i nxjerrin ushtarët vetë i lënë kah 1 muaj nëpër mal” për “me i rezistu situatës së jashtëzakonshme”.
Në këtë mënyrë, ai ironizoi duke thënë se shpreson që këtë situatë tash ta shfrytëzojnë ushtarët e FSK-së.